Zeneli realizon gol në humbjen e Reims ndaj Caen

Futboll

Zeneli realizon gol në humbjen e Reims ndaj Caen

Më: 11 maj 2019 Në ora: 22:33
Arbër Zeneli po vazhdon me formë të lartë te Reims.

Anësori shqiptar që luan te skuadra franceze ka arritur të realizojë gol në humbjen ndaj Caen, 3-2.

Casimir Ninga realizoi golin e parë për Caen në minutën e 14-të, por që Reims i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Moussa Doumbias në minutën e 37-të.

Vendasit e rikthyen epërsinë me golat Faycal Fajr në të 40-të minutë dhe Frederic Guilbert, pesë minuta më vonë.

Pjesa e dytë ishte nën kontroll të Reims, ndërsa Arbër Zeneli arriti të futej në listën e realizatorëve.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës shënoi gol nga pika e bardhë për Reims në minutën e 82-të, por që nuk ia dolën ta shmangin humbjen.

Skuadra e Arbër Zenelit aktualisht renditet në vendin e nëntë me 49 pikë në Ligue 1, ku kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat