Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, ka lënë të kuptohet se po përgatit një lëvizje të mundshme në Barcelonë, duke thënë se do të dëshironte të luante me shokun e tij tashmë të zyrtarizuar tek Braça, De Jongun.
Mbrojtësi ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje në Barcelonë – me raporte që gjithashtu thonë se De Ligt mund t’i bashkohet Manchester United ose Juventusit.
De Ligt u pyet nëse do të dëshironte të luante përkrah De Jongut – i cili po bashkohet me Barcelonën në verë, mbrojtësi u shpreh.
“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe do të isha i lumtur të luaja në ekipin e tij, por tani nuk e di se çfarë do të ndodhë”, përfundoi De Ligt:
19-vjeçari është një nga yjet e rinj më të mirë të futbollit botëror – i cili është paraqitur 33 herë për Ajaxin në Holandë.