Mali i Zi mërzitet, UEFA e bën me dhimbje koke për Kosovën! - Bota Sot
Mali i Zi mërzitet, UEFA e bën me dhimbje koke për Kosovën!

Futboll

Mali i Zi mërzitet, UEFA e bën me dhimbje koke për Kosovën!

Më: 22 maj 2019 Në ora: 16:28
Mali i Zi mërzitet, UEFA e bën me dhimbje koke për Kosovën!

Mali i Zi mërzitet, UEFA e bën me dhimbje koke për Kosovën!

Komisioni për ankesa i UEFA-s e ka shqyrtuar kërkesën e Federatës së Futbollit të Malit të Zi rreth vendimit të shkallës së parë të Komisionit Disiplinor lidhur me ngjarjet e ndodhura në ndeshjen Mali i Zi – Anglia, shkruajnë mediat malazeze.

Komisioni për ankesa e ka vërtetuar dënimin e shkallës së parë, sipas të cilit Federata e Futbollit e Malit të Zi është sanksionuar me një ndeshje pa praninë e tifozëve dhe 20 mijë euro gjobë për shkak të ngjarjeve në ndeshjen me Anglinë.

Ndeshja e xhiros së tretë për plasman në Kampionatin Evropian të vitit 2020 ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, e paraparë më 7 qershor në Podgoricë, do të zhvillohet me tribuna të zbrazëta.

Përveç dënimit financiar, Federata e Futbollit të Malit të Zi është e obliguar që në këtë ndeshje ta vendos edhe transparentin “EqualGame” me logotipin UEFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...