Objektivi i Barça-s për sulmin vlen 60 mln € më pak se Griezmann

Futboll

Objektivi i Barça-s për sulmin vlen 60 mln € më pak se Griezmann

Më: 31 maj 2019 Në ora: 07:47
Rodrigo

Pasi Barcelona është distancuar për momentin nga transferimi i Antoine Griezmann, katalanasit kanë shënjestruar një tjetër sulmues. 

Bëhet fjalë për Rodrigo-n e Valencia-s i cili sipas Super Deporte është një nga kandidatët kryesorë. 

28-vjeçari thuhet të kushtojë rreth 50-60 milionë euro më pak se francezi Griezmann. 

Përveç kësaj, Valencia është nën trysni për shkak të Fair Play Financiar dhe kërkon të rregullojë bilancet. 

Nëpërmjet shitjes së Rodrigo-s, Valencia do të fshinte të gjitha borxhet.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat