Kryetari i Trepçës ’89 me akuza drejt Agim Canës: Ka ardhur ta dëmtojë futbollin

Futboll

Kryetari i Trepçës ’89 me akuza drejt Agim Canës: Ka ardhur ta dëmtojë futbollin

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 23:18
Agim Cana

Kryetari i Trepçës ’89 , Abedin Zeka, ka kritikuar presidentin e klubit të Vëllaznimit Agim Cana që të shtunën akuzoi gjyqtarët dhe futbollin në Kosovë për kurdisje të shumta, pasi skuadra e tij u mposht në ndeshjen e barazhit ndaj ’89-shit.

Në Sportin Total në KTV, Zeka ka thënë se ishte skuadra e tij ajo që u dëmtua pavarësisht fitores 4:2.

Sipas tij, ndeshja me Vëllaznimin është dashur të ndërpritej për shkak se “ata është dashur të ndëshkoheshin shumë lojtarë me kartonë të kuq”.

Duke folur për deklarimet e Canës në zhveshtore pas humbjes, Zeka ka thënë se s’ka parë kurrë diçka të tillë.

“Jam qe shumë vjet në futbollin e Kosovës, por s’kam pa kurrë që të thirren mediat e në prezencë të tyre po flet diçka në zhveshtore. Ai s’kishte ardhur ta ndihmojë futbollin, por ta dëmtojë. Nëse ka ekspert, ndeshja është dashur të përfundonte me ndërprerje për shkak të kartonëve të kuq. Më vjen keq për Gjakovën, sepse me këtë mënyrë vetëm dëmtohet klubi. Gjatë gjithë kohës ka pasur sharje ndaj nesh. Ishin ardhur të gjithë në mënyrë të organizuar ta prishin ndeshjen”, ka thënë Zeka.

Ai ka shtuar se ’89-shi do të fitonte ndaj Vëllaznimit edhe po të përballeshin dhjetë herë.

Por edhe Zeka, për mbetjen në barazh, ka pasur akuza për mashtrime duke thënë se “edhe pleq e plaka e kanë ditur se çka ndodhi në dy-tri xhirot e fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat