Një grup prej dhjetëra tifozësh dardanë e kanë shfaqur përkrahjen e tyre për Kosovën në kryeqytetin bullgar, Sofje, duke ndezur atmosferën në prag të ndeshjes kualifikuese për Kampionat Evropian kundër Bullgarisë.
Bullgaria e pret sonte Kosovën në stadiumin kombëtar Vasil Levski në Sofje, në një ndeshje të rrethit të katërt të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, raporton Gazeta Express.
Një grup tifozësh të Kosovës, të cilët kanë udhëtuar drejt Sofjes për ta përkrahur nga afër kombëtaren verdhekaltër, e kanë pushtuar kryeqendrën bullgare duke kënduar me këngë shqipe nëpër rrugët e Sofjes.
Për më shumë shikoni videon më poshtë të publikuar nga Supersport.