Rafet Prekazi apo njeriu që ka bërë një Kombëtare të frikshme

Futboll

Rafet Prekazi apo njeriu që ka bërë një Kombëtare të frikshme

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 10:34
Rafet Prekazi apo njeriu ql ka bërë një Kombëtare të frikshme

Rafet Prekazi apo njeriu që ka bërë një Kombëtare të frikshme. Selektori Prekazi ka bërë një punë të madhe dhe që po reflekton me fitore të njëpasnjëshme në rrafshin nëdrkombëtar. Prekazi është shembull për të gjithë se si punohet dhe bëhet një kombëtare e fuqishme, një brez që po lë pa fjalë të gjithë.

Kombëtarja U21 e Kosovës e ka realizuar fitoren e dytë radhazi në po aq ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021. Dardanët e rinj të drejtuar nga Rafet Prekazi, e kanë mposhtur Turqinë, të martën në mbrëmje, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet në praninë e rreth 8 mijë shikuesve, me rezultat 3:1. Kjo fitore ia ka mundësuar Dardanëve që ta rrëmbejnë pozitën e parë në Grupin e 3-të, me 6 pikë. Kosova U21 dhuroi spektakël me lojë e rezultat, derisa kundërshtarëve u dha leksion. Mbizotërimi i  Dardanëve rezultoi me golin e epërsisë në minutën e 45-të nga Arbenit Xhemajli. Megjithatë, me të nisur pjesa e dytë pas vetëm 20 sekondash mysafirët e shfrytëzuan një shpërqendrim të lojtarëve tanë, duke i barazuar shifrat në 1:1, nëpërmjet Halil Dervisoglut.

Ky gol nuk e zbrazësi dëshirën e flaktë të futbollistëve tanë për fitore, të cilët falë edhe mbështetjes së tifozëve arritën që në minutën e 72-të ta rikthejnë epërsinë me golin e Mirlind Dakut. Pas këtij goli Dardanët patën edhe disa raste shumë të mira, në njërën prej të cilave ishte tërthorësja që ia mohoi golin. Mirëpo, goli i qetësisë erdhi në minutën e 90-të, kur Lirim Kastrati realizoi për festën dardane dhe për rezultatin përfundimtar 3:1. Pas ndeshjes djemtë e rinj dardanë dhe stafin e trajnerëve në krye me Rafet Prekazin i ka përgëzuar në zhveshtore presidenti Agim Ademi me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, derisa nga afër ua ka përcjell urimet edhe përzgjedhësi Bernard Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat