Sezoni i ri i Premier League nis me emocione dhe spektakël

Futboll

Sezoni i ri i Premier League nis me emocione dhe spektakël

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 11:30
Sezoni i ri i Premier League nis me emocione dhe spektakël

Sezoni i ri i Premier League nis me emocione dhe spektakël. Është hedhur paraditen e sotme shorti për edicionin 2019-2020 i cili do të nisë me një supersfidë. Java e parë do të mbyllet të dielën në orën 17:30 me atë shqiptare me një duel zjarri pasi Manchester United do të presë në Old Trafford Chelsea-n. Kampionatin do ta nisin nënkampionët e Liverpoolit që të premten e 9 gushtit në mbrëmje do të sfidojnë në Anfield debutuesit e Norwich City. 

Ndeshje aspak e lehtë as për kampionët e Manchester City-t që të shtunën në orën 13:30 do të masin forcat në transfertën londineze ndaj West Ham. E shtuna e parë e Premier League ajo e 10 gushtit do të mbyllet me sfidën Tottenham-Aston Villa ndërsa të dielën në orën 15:00 Newcastle do të presë në shtëpi Arsenalin. Pas duelit mes Manchester United dhe Chelsea-t duhet pritur data 31 gusht për të parë një tjetër sfidë teksa do të vihet në skenë derbi i Londrës Veriore mes Arsenal dhe Tottenham. Derbi i parë i Manchesterit për sezonin 2018-2019 do të luhet më 7 dhjetor me United që do të presë në Old Trafford City-n e Guardiolës ndërkohë që vetëm 3 ditë më parë do të zhvillohet derbi i Liverpoolit mes The Reds dhe Everton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat