Kah po shkon Durmishaj?

Futboll

Kah po shkon Durmishaj?

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 12:34
Kah po shkon Durmishaj?

Sulmuesi me origjinë shqiptare, por që luan për kombëtaren greke, Fiorin Durmishaj, është vetëm një hap larg klubit të madh grek Olimpiakosit.

Siç raporton “gazzetta.gr”, mbetet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit, që Durmishaj të quhet një lojtar i pireotëve. Shqiptari kaloi ditën e djeshme vizitat mjekësore, në ambientet e Olimpiakosit dhe u mbyllën detajet e fundit në kontratat e tyre.

Tashmë lojtari do të shijojë disa ditë pushime, pasi ishte i grumbulluar me Greqinë dhe do të nisë fazën përgatitore me Olimpiakosin.

Kujtojmë që sulmuesi 22-vjeçar, në 33 ndeshje të këtij sezoni shënoi 11 gola dhe dhuroi 1 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat