Ylli i Tiranës: Ju bukë s’keni me hongër o shqiptarët e Kosovës t’m**, haram buka e shqiptarit ju qoftë’ - Bota Sot
Ylli i Tiranës: Ju bukë s’keni me hongër o shqiptarët e Kosovës t’m**, haram buka e shqiptarit ju qoftë’

Futboll

Ylli i Tiranës: Ju bukë s’keni me hongër o shqiptarët e Kosovës t’m**, haram buka e shqiptarit ju qoftë’

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 22:58
Jurgen Goxha

Rrjetet sociale ndonjëherë mund të të hapin punë, sepse të zbulojnë një pjesë të karakterit që përpiqesh ta fshehësh kur shfaqesh në publik.Por ndonjëherë ama të bëjnë të reflektosh për formimin që ke, për pozicionin që mban dhe për klubin që përfaqëson.

I tillë është rasti i Jurgen Goxhës, mbrojtësit të Tiranës, që me një gjuhë fyese dhe krejtësisht të papranueshme u drejtohet shqiptarëve të Kosovës.

I përfshirë në debatin e një faqeje facebook-u (Fansat e Futbollit Kosovar), ka shfryrë duke i fyer rëndë shqiptarët e Kosovës. “Po sa kan lujt jupi me shok futbolll… ju buk si keni honger o kosovar t m*tit… se ju bom njerz e tash ju dukena si hasem… haram buka e shqiptarit”, shkruan Goxha.

Një gjuhë e tillë është tërësisht e papranueshme për çdo shqiptar kundrejt çdo qytetari tjetër europian, e aq më e rëndë për shqiptarët e Kosovës.

Image

Goxha duhet të kuptojë se përfaqëson klubin më të titulluar në Shqipëri dhe duhet të jetë i kujdesshëm në qëndrimet që mban, për aq kohë sa mban veshur fanellën e skuadre legjendare. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...