Berisha largohet nga Lazio, rikthehet në ‘shtëpi’

Futboll

Berisha largohet nga Lazio, rikthehet në ‘shtëpi’

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 18:37
Valon Berisha

Valon Berishën ka mundësi të mëdha ta shohim sërish në fanellën e Red Bull Salzburg.

Mesfushori i Kosovës mund të largohet nga Lazio, për t’iu bashkuar Red Bull Salzburgut me formulën e huazimit.

Sipas “Il Tempo”, Berisha është gati të kthehet në Austri në formë huazimi për një vit dhe tashmë i duhet vetëm leja nga Lazio.

Berisha në vitin 2018 ishte transferuar te Lazio për 7.5 milionë euro, por ai ka arritur të paraqitet vetëm 14 herë, shkaku i lëndimeve.

Kujtojmë se lëndimet Berishës ia pamundësuan edhe paraqitjet te Kosova në muajt e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat