Në pritje të de Ligt, Juventus zyrtarizon rinovimin me mesfushorin

Futboll

Në pritje të de Ligt, Juventus zyrtarizon rinovimin me mesfushorin

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 16:26
Rodrigo Bentacur

Teksa në Torino presin lajme të reja nga kontaktet për afrimin e Matthijs de Ligt, Juventus njoftoi rinovimin e kontratës me Rodrigo Bentacur.

Mesfushori do të vijojë të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2024 me pagë 2.5 mln euro, duke shtuar dy vite të tjera nga kontrata e parë që skadonte në vitin 2022.

Mesfushori 21-vjeçar u ble për 12.5 milionë euro nga Boca Juniors në vitin 2017 dhe prej asaj kohe ka bërë 67 ndeshje me fanellën bardhezi, ku në sezonin e fundit luajti 31 ndeshje në Serie A dhe shënoi 2 gola.

Rritja e tij ka qenë e menjëhershme dhe “Zonja e Vjetër” nuk ka humbur kohë për t’i rinovuar kontratën, duke qenë se klube si Barcelona dhe Arsenal kanë shfaqur interes për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat