Kampioni i Kosovës, Feronikeli nga Drenasi, sot ka një ditë shumë të rëndë, sepse është pesëvjetori kur iku në amshim papritur futbollisti Triumf Shabanin.
Po këtë ditë Feronikeli ka edhe ndeshjen finale të parakualifikueseve të Champions League, kundër Santa Coloma nga Andorra.
“Sot pesë vite më parë, na la me shumë dhimbje futbollisti ynë, Triumf Shabani.
Shabani ndërroi jetë më 28 qershor, të vitit 2014, duke lënë të pikëlluar të gjithë spektrin sportiv dhe jo vetëm.
Pusho në paqe Triumf, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, shkruan në faqen e Feronikelit.