Një tjetër largim nga Reali

Futboll

Një tjetër largim nga Reali

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 16:12
Një tjetër largim nga Reali

Julen Lopetegui drejtoi Real Madridin në gjysmën e sezonit të fundit, dhe pas rezultateve jo të mira ai u shkarkua nga posti i trajnerit.

Nën drejtimin e tij, tek Real Madridi spikatën disa lojtarë, një ndër ta ishte edhe Serxhio Reguilion. Lojtari ishte titullar i padiskutueshëm, por me ardhjen e Solari dhe më pas të Zidan, mbrojtësi e humbi vendin e titullarit.

Sipas asaj që shkruan sot e përditshmja spanjolle “AS”, lojtari po kërkon të largohet nga madrilenët, dhe ofertat për të nuk mungojnë.

Julen Lopetegui e pëlqen shumë lojtarin, dhe e dëshiron tek ekipi i ri, Sevija. Drejtuesit do të tentojnë ta marrin mbrojtësin e majtë por, nuk do ta kenë aspak të lehtë për shkak se, Real Madridi nuk dëshiron ta shesë përfundimisht, dhe mund të kërkojë vetëm një huazim të thjeshtë për 22-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat