Milan dhe Roma pas lojtarit të Real Madridit

Futboll

Milan dhe Roma pas lojtarit të Real Madridit

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 17:02
Milan po vazhdon të monitorojë Marianon

Milan dhe Roma raportohet se janë duke konsideruar transferimin e sulmuesit të Real Madrid, Mariano Diaz.

Sipas ‘Tuttosport’, Milan po vazhdon të monitorojë Marianon, pasi ai ishte çështje e takimit mes Boban dhe Maldini me zyrtarët e Real Madridit në muajin e kaluar.

Sidoqoftë, ‘Rossonerët’ në garën për Mariano Diaz, mund të përballën me konkurrencën e Romës.

Diaz u rikthye në Madrid në një marrëveshje me Lyon, për të cilin skuadër në sezonin e parë në Ligue 1 shënoi 21 gola.

Atij te Real Madrid iu dha edhe fanella me numrin 7, e cila u lirua pasi Cristiano Ronaldo u transferua te Juventus.

Në 19 paraqitje te Real Madrid sezonin e fundit, Diaz shënoi vetëm katër herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat