Totti: Ky president po më çmend, më telefonon çdo ditë

Futboll

Totti: Ky president po më çmend, më telefonon çdo ditë

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 23:50
Francesco Totti

E ardhmja e Francesco Totti është ende e paqartë. Pasi u largua nga Roma, legjenda e skuadrës verdhekuq dhe futbollit Italian ka pranuar se ka përpara shumë alternativa për të ardhmen. Si në Itali ashtu dhe jashtë saj.

“Ka shumë gjëra që mund të bëj, si në Itali ashtu dhe në Europë. Gjithsesi, gjithçka është ende e paqartë, si një det i trazuar nga dallgët. Ndoshta mund të ndodhë që të mos merrem më me futboll për pak kohë. Gjithçka mund të ndodhë”, tha Totti.

“E pranoj që është një verë e çuditshme. Nuk ka rëndësi se çfarë roli do të më ofrohet në të ardhmen. E rëndësishme është që të punoj i qetë dhe me vendosmëri, ashtu sikurse kam bërë gjithnjë”, tha Totti.

Në fund, legjenda romane shton se presidenti i Samnpdoria, Massimo Ferrero e kërkon me ngulm. “Presidenti Ferrero më telefonon çdo ditë, po më çmend, pasi do që të shkoj me çdo kusht aty”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat