Sulmoi organizatorët e Kupës, tani Messin e pret një dënim ekzemplar

Futboll

Sulmoi organizatorët e Kupës, tani Messin e pret një dënim ekzemplar

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 23:24
Leo Messi

Leo Messi ka akuzuar organizatorët dhe arbitrat e Kupës së Amerikës për korrupsion kur foli pas fitores së Argjentinës ndaj Kilit për vendin e tretë në turneun që po zhvillohet në Brazil. 

Messi ka refuzuar të marrë medaljen e vendit të tretë, duke thënë se “Copa është vendosur të fitohet nga Brazili, shpresoj që arbitrat e dhe VAR të mos influencojnë në finale dhe të lejojnë Perunë të konkurrojë për trofeun.”

Pas deklaratave të rënda, tani Messi rrezikon një dënim ekzemplar nga CONMEBOL, rregullat e të cilit nuk lejojnë ofendime të tilla ndaj institucionit dhe stafit. 

Në varësi të vendimit të trupit qeverisës, Messi rrezikon deri në dy vite pezullim nga ndeshjet ndërkombëtare, që do të thoshte se ai do të humbiste kualifikueset e Kupës së Botës, por edhe Kupës së Amerikës 2020 që do të zhvillohet në Argjentinë dhe Kolumbi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat