Liria nuk ndalet, përforcohet me Selacin

Futboll

Liria nuk ndalet, përforcohet me Selacin

Nga: K. G. Më: 18 korrik 2019 Në ora: 13:44
Liria nuk ndalet, përforcohet me Selacin

Skuadra me renome Liria nga Prizreni nuk ndalet me përforcime, ka sjellë një portier cilësor në petkun e tyre. 

“Elidon Selaci (Kamza) vjen si përforcim nga Superiorja e Shqipërisë dhe do të mbrojë portën tonë për sezonin 2019/2020”, bëhet e ditur nga Liria.

Synimi i prizrenasve është që të rikthehen në elitën e futbollit të Kosovës.

Para pak ditëve kryetrajner të ri e emëruan Samuel Nikaj, i cili është specialist për t’i ngritur skuadra në rangun më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat