United ofertë për Dybala, Juve ia cakton çmimin sulmuesit - Bota Sot
United ofertë për Dybala, Juve ia cakton çmimin sulmuesit

Futboll

United ofertë për Dybala, Juve ia cakton çmimin sulmuesit

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 22:23
Paolo Dybala

Maurizio Sarri e konsideroi si një lojtar shumë të rëndësishëm për sulmin e tij. Megjithatë, e ardhmja e sulmuesit Paulo Dybalo ende nuk është vendosur.

Një ofertë me para të majme bën që ai të largohet nga Juventusi.

Siç raporton Daily Mail, Manchester United mbeten shumë të interesuar për lojtarin, për të cilin ka shprehur interesim që një kohë të gjatë tanimë. Këtë verë, në fjalë të tjera, marrëveshja mund të materializohet.

Në fakt, menaxheri i Djajve të Kuq, Ole Solskjaer, ka vendosur për të bërë ofertë për sulmuesin argjentinas dhe ajo shumë shpejt do ti prezantohet Juventusit. Natyrisht, skuadra italiane tashmë është e përgatitur për këtë skenar, pasi që të ardhmes të asnjë lojtari nuk i dihet.

Në fakt, bardhezinjtë tashmë ia kanë vendosur çmimin Dybala dhe nuk pranojnë asnjë ofertë nën 100 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...