Ademi ka diskutuar për statusin e Istogut me investitorët

Futboll

Ademi ka diskutuar për statusin e Istogut me investitorët

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 13:30
Ademi ka diskutuar për statusin e Istogut me investitorët

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar KF “Istogu”, e ku është pritur nga kryetari i Komunës, Haki Rugova, kryetari i klubit, Fazli Bytyçi dhe anëtarët Avdyl Çeta e Isuf Ibërdemaj si dhe drejtorët komunal të Sportit dhe të Urbanizmit.

Me këtë rast, presidenti Ademi ka diskutuar për statusin e klubit me investitorët të cilët po i bëjnë parapërgatitjet për organizimin e klubit bashkë me drejtuesit e Komunës së Istogut.

Po ashtu, u vizitua edhe vendi ku së shpejti do të fillojë ndërtimi i stadiumit të ri, për të cilin istogasit presin që ky projekt të realizohet në partneritet me Ministrinë, FFK-në dhe Komunën. Gjithashtu, Ademi u njoftua nga nikoqirët se shumë shpejtë do të realizohet nisma për krijimin e akteve normative  për shndërrimin si klub privat apo shoqëri aksionare.

Ademi ua shpjegojë formën dhe mënyrën se si të bëhet organizimi i klubit në bazë të rregulloreve të FFK-së dhe të UEFA-s, si dhe u dha shpjegime për Ligjin mbi Sponsorizim, teksa premtoi se do ta ndihmojë projektin e klubit brenda mundësive të FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat