Xhaka i bëri këto komente pas humbjes...

Futboll

Xhaka i bëri këto komente pas humbjes...

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 12:31
Xhaka e Mustafi

Granit Xhaka ka qenë kapiten i Arsenalit në disa ndeshje në sezonin e kaluar dhe dukej se me sukses do të tejkalojë periudhën e tranzicionit në këtë ekip, pas shkuarjes së Arsene Wengerit dhe ardhjes së Unai Emeryt në postin e trajnerit, shkruan Insporti. Ai madje, u shpreh i gatshëm të vazhdojë të jetë kapiten i ekipit, por deklarimi “i hershëm” i tij nxiti edhe reagime mediale.

“Askush nuk ka folur për shiritin e kapitenit deri më tani. Trajneri ende nuk ka vendosur por nëse unë do ta kem shiritin, natyrisht, do të jem i lumtur. Është një gjë speciale por në fund ne të gjithë duhet të jemi kapiten të skuadrës – si brenda, ashtu edhe jashtë fushës – sepse kështu duhet të jemi të gjithë ne”, ka thënë Xhaka.

Xhaka i bëri këto komente pas humbjes në ndeshjen e fundit të turneut parasezonal kundër Barcelonës.

Emërimin potencial të Xhakës si kapiten e ka vlerësuar si veprim i rrezikshëm nga “90 minutes”.

“Tifozët e përkushtuar të këtij klubi janë ende duke e përjetuar një mangësi në skuadrën e tyre. Kjo hapësire ende nuk është përmbushur nga një lojtar adekuat me shiritin e kapitenit në krah”, shkruan ky medium.

“Lidershipi është një cilësi që s’duhet të nënvlerësohet në futboll. Pavarësisht sa është i talentuar një futbollist, ai nuk mund të jetë lider nëse nuk e nxjerr skuadrën nga balta, i kthen në lojë dhe e mbledh skuadrën në momente dëshpërimi. Ky njeri nuk është Granit Xhaka”, vazhdon shkrimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat