Kërkon 4 milionë euro për Durmishin

Futboll

Kërkon 4 milionë euro për Durmishin

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 11:14
Kërkon 4 milionë euro për Durmishin

Edhe pse erdhi me shumë bujë një vit më parë, Riza Durmishi nuk arriti të bindte në sezonin e tij të parë me Lazion dhe klubi bardhekaltër e ka nxjerrë në shitje.

Trajneri Simone Inzaghi nuk e do më lojtarin me orgjinë shqiptare pasi Durmishi nuk bën pjesë në planet e tij dhe Igli Tare, po punon për t’i gjetur një destinacion të ri futbollistit të përfaqësueses daneze. Për mbrojtësin e majtë interesohen 4 klube, ku spikasin dy gjigandët turkë Besiktas dhe Fenerbahce ndërkohë që Durmishi pëlqehet edhe nga Olympique Marseille në Francë, por nuk përjashtohet as rikthimi i tij në Danimarkë te Brondby.

Palët po diskutojnë për shifrat e transferimit me Igli Taren që kërkon të përfitojë të paktën 4 milionë euro nga shitja e Durmishit duke patur parasysh faktin që e bleu 7,5 milionë euro një vit më parë nga Real Betis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat