Ekipi ferizajas që mbahet nga babë e bir në Kosovë, pa ndihmën e askujt!

Futboll

Ekipi ferizajas që mbahet nga babë e bir në Kosovë, pa ndihmën e askujt!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2019 Në ora: 13:08
Vigan e Qerim Shaqiri, bab; e bir

Futbolli femëror po shënon rritje në Kosovë, më së miri e dëshmon edhe fitorja e Mitrovicës me rezultat 2:1 kundër Olimpia Cluj nga Rumania, në kuadër të kualifikueseve në Champions League. Ekipi synon që të arrijë rezultate sa më të mira në edicionin e ri, është Vizioni nga Ferizaj.

Image

KFF Vizioni U-16, kampione e Kosovës

Vizioni ka një numër të madh të talenteve dhe klub që e mbajnë babë e bir, Qerim dhe Vigan Shaqiri. Ata nuk kursejnë asgjë nga xhepi për klubin, ndërsa sipas tyre, nuk ndihmohen fare nga Komuna e Ferizajt, nga institucionet përkatëse!

Vigani, djali i Qerimit, është kryetrajner dhe mendon se do të jenë të përgatitur maksimalisht për edicionin e ri, me synime për të arritur sa më lartë në klasifikim. Liga e Kosovës fillon me 24 gusht, ndërsa Vizioni në hapje do të luajë në udhëtim kundër ‘Intelektualeve’ të Gjilanit. Vigan Shaqiri tregon për punën që bëhet në klub, për vështirësitë që po ballafaqohen dhe a ndihmohet nga dikush.

“Bota sot”: Si e sheh Vizionin në edicionin e ri?
Vigan Shaqiri:
Vizioni në edicionin 2019-20 do të futet më i organizuar dhe shpresojmë që do të renditemi në top 4-she.

“Bota sot”: Sa ndikojnë temperaturat e larta në përgatitje, a janë edhe pengesë?
Vigan Shaqiri:
Duke marr parasysh q; klubi ynë është më i riu në ligë për nga mosha, temperaturat e larta janë një pengesë, mirëpo shpresojmë që këto pengesa t’i tejkalojmë me lehtësira.

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me fondin e lojtarëve dhe cilat ekipe i sheh për titull?
Vigan Shaqiri:
Me fondin jemi të kënaqur sepse në klubin tonë numërojnë mbi 40 vajza kryesisht të reja, ndërkaq për titull e shoh KFF Mitrovicën si pretendete kryesore duke mos e anashkaluar KFF Feronikelin , Kosovën e Prishtinës por edhe klubi ynë. 

“Bota sot”: A ka transferuar Vizioni lojtare edhe nga Vizioni U16 kampione e Kosovës?
Vigan Shaqiri:
Sa i përket senioreve në çdo repart kemi nga dy e më shumë konkurrente, ndërsa të U-16 shpresojmë dhe besojmë që do ta përsëritim mbrojtjen e titullit të kampionit.

“Bota sot”: Sa është vështirë të jesh trajner te femrat dhe a ndihmohet klubi nga dikush?
Vigan Shaqiri:
Në radhë të parë duhesh ta njohësh psikologjinë e femrave, vështirësitë janë të mëdha sepse femrat janë më të ndjeshme se sa meshkujt, mirëpo këto vështirësi tejkalohen lehtë kur arrin të gjesh gjuhë të përbashkët dhe ta mbash klubin të homogjenizuar.

Image

Vigan Shaqiri

Sa i përket kushteve në aspektin financiar përveç ndihmave nga FFK që ofrohen për futbollin femëror, të tjera ndihma si në veshmbathje kemi marr nga një numër i vogël bashkatdhetarësh që jetojnë jashtë shtetit. Me kushtet të cilat ballafaqomi janë shumë të rënda sepse përkrahje tjetër nga institucionet komunale nuk kemi pas, kur kihet parasysh që klubi ynë është i dyti i themeluar në Kosovë, ndërsa i treti në mbarë shqiptarin. Me miratimin e ligjit mbi sponzorizimin e sportit shpresojmë që do të afrohen donator të ndryshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat