Mesfushori Florian Loshaj po shkëlqen në kampionatin rumun dhe po sinjalizon “kalitjen” edhe për përfaqësuesen e Kosovës

Futboll

Mesfushori Florian Loshaj po shkëlqen në kampionatin rumun dhe po sinjalizon “kalitjen” edhe për përfaqësuesen e Kosovës

Nga: Fatmir Beka Më: 13 gusht 2019 Në ora: 08:30
Florian Loshaj

Sot është ditëlindja e 23-të e futbollistit mesfushor Florian Loshaj nga Skenderaj, i cili ka qenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21, i cili pas përvojës në Belgjikë, Holandë është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij në kampionatin rumun si pjesë e skuadrës Politeknika Lasi.

I lindur me 13 gusht 1996 në qytetin e Skenderajt, si shumë familje nga Kosova që aso kohe për shkak të gjendjes së vështirë dhe për një të ardhme më të mirë , edhe familja e Florianit vendosen në Belgjikë, ku ai krahas shkollës nis edhe hapat e parë në sportin më të popullarizuar – futboll.

Ajo që e veçon Florianin është predispozitat e tij trupore, gjatësia 1.74 centimetra, loja e mirë me të dy këmbët sikurse edhe kontrolli dhe shikimi i lojës, duke qenë një kreator i vërtetë dhe një asistues i vazhdueshëm, ndonëse jo rrallë edhe shënues i golave sa atraktiv po aq edhe të rëndësishëm në skuadrat ku është paraqitur.

Pasi ka kaluar në shumicën e kategorive që nga grip-moshat e reja të Akademisë së Futbollit skuadrës së njohur belge FC Genk në periudhën nga vitti 2011 deri në vitin 2015, ku ka regjistruar edhe paraqitje shumë të mira dhe është shquar si futbollist kyç në skuadër, ai është huazuar në skuadrën Mvv Maastricht, në Ligën e Dytë të Holandës, ku ka regjistruar 55 ndeshje  dhe 2 gola.

Në skuadrën Maastricht ai ka qëndruar dy vite të plota nga 2015 deri 2017, ndërkohë që kishte rolin kryesor të organizimit – mesfushor ofansiv dhe kreator i sulmit të skuadrës së tij, po gjatë kësja periudhe ka rënë në sy lojërat dhe paraqitjet e tij dhe bëhet pjesë e U-21 të Kosovës.

Ngritja dhe kalitja në mesfushë, kontrolli i mirë i lojës dhe pasimet milimetrike të Florianit kanë ndikuar në ofertën nga skuadra e njohur holandeze Roda Kerkrade, ku luajti në periudhën 2018- 2019, ku ka 9 paraqitje, duhet theksuar se në po këtë skuadër ka luajtur edhe Donis Avdijaj.

Në fund të edicionit të kaluar të Kampionati holandez në adresë të Florian Loshaj vjen oferta nga skuadra rumune e Ligës së parë Poliklinka Lasi, të cilën ai e pranoi dhe pas periudhës përgatitore është pjesë shartuese dhe një ndër futbollistët kyç në skuadrën rumune.

Ai ka regjistruar deri tani 4 paraqitje, ndërkohë që ka shënuar një gol, ndërkohë që siç shprehet edhe vetë hapësira dhe besimi që i është dhënë, por edhe atmosfera dhe mikpritja në skuadër e kanë mbushur me elan edhe forcë për paraqitje dinjitoze, gjë që me mjaft sukses po e bënë Floriani.

Djaloshi nga Skenderaj, ka regjistruar 3 paraqitje për përfaqësuesen e Kosovës U-21, ndërkohë që ruan kujtime të mira nga gjenerata ku ka luajtur nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Rafet Prekazi, posaçërisht në ndeshjet kundër Gjermanisë, q ëmë vonë ka luajtur edhe në finale të evropianit në këtë grup-moshë.

Florian Loshaj njihet si djalë shumë modest, tepër punëtor dhe i disiplinuar, futbollist që shquhet me shikim të mirë të lojës, intuitë dhe pasime shumë precize, ka goditjet të mirë dhe shumë të saktë, sikurse edhe driblim edhe harkime nga të dy krihet.

“Mua më pëlqen shumë loja, qetësia dhe maturia që tregon në fushën e blerët Granit Xhaka, mundohem të marr sa më shumë nga mënyra e tij e lojës, pasimet që bënë ai, qetësia me të cilën zgjidh çështjet por edhe goditjet dhe asistimet që nuk i mungojnë” shprehet Floriani.

Në rrugën jo të lehtë të karrierës si futbollist ai ka mbështetjen e plotë të familjes, kurse axha i tij Hilmiu nuk le ndeshje pa e përcjell live, ashtu siç ka bërë ditë më parë, ku ka kaluar 2 mijë kilometra për ta përcjell në përballjen e Politeknika me skuadrën Cluj që përfundoi 1:1.

“Synimet e mia si futbollist janë vazhdimi i paraqitjeve të mira dhe bindja e drejtuesve të përfaqësueses së Kosovës se nga gjenerata U-21 që ishim në drejtimin e trajnerit Rafet Prekazi, ka futbollist që meritojnë të jenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës, pasi është nder , obligim dhe përgjegjësi bartja e fanellës së vendit tonë” thotë Floriani.

Sikurse Floriani mendon edhe axha i tij Hilmiu që thekson se klubi rumun do të jetë vetëm “trampolinë” dhe shkallë për kalimin në skuadrat tjera të njohura evropian, pasi vullneti për punë dhe angazhim ekziston dhe mund të bëhet realitet, që në një kohë të ardhme Loshaj të jetë pjesë e skuadrave të njohura prestigjioze evropiane.

Shpresojmë se Floriani që sot mbush 23 vjet, të vazhdoj më ngritjen në karrierë, kalitjen në fushën e blertë dhe ta shohim në ndonjë nga skuadrat e kampionateve më të njohura evropiane dhe pjesë të përfaqësueses së Kosovës, synime këto të Florianit dhe familjes së tij.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat