Tronditëse, i dërguan në kampin ushtarak rus për të gjuajtur me armë

Futboll

Tronditëse, i dërguan në kampin ushtarak rus për të gjuajtur me armë

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 14:43
Tronditëse, i dërguan në kampin ushtarak rus për të gjuajtur me armë

Futbollisti i Corinthiansit, Danilo Avelar, ka treguar një histori të çuditshme për kohën e tij në klubin ukrainas, Karpaty Lviv.

Karriera e tij si futbollist profesionist e ka dërguar Daniel Avelarin nëpër vende të ndryshme – Brazil, Itali, Gjermani e Francë. Megjithatë, vendi që atij i la më së shumti mbresa, përkundër që jo shumë pozitive, ishte Ukraina.

Në korrik të vitit 2010, Avelar për herë të parë e veshi fanellën e Karpaty Lvivit, njëri ndër klubet në ligën e nivelit të parë në Ukrainë. Ai i kaloi tre vjet si lojtar i këtij klubi, megjithatë shumicën e kohës ishte i huazuar nëpër klube të tjera.

Më Karpaty Lvivin, ai i bëri gjithsej 39 paraqitje, gjatë të cilave i shënoi tri gola dhe i bëri dy asiste. Megjithatë, asnjëra prej këtyre golave apo asisteve nuk i ka mbetur Avelarit më shumë në mendje sesa dita kur trajneri i kishte dërguar në një bazë ushtarake ruse.

“Kur luajta në Ukrainë, trajneri ynë na dërgoi në një bazë ushtarake ruse atje në Ukrainë për ta motivuar skuadrën. Ne gjuajtëm me armë “Glock”, AK-47”, rrëfeu Avelar.

“Ai madje e zgjodhi edhe një lojtar për të gjuajtur me bazukë. Dy ditë më vonë, ne pësuam disfatë 5:0”.

Avelar mund të ketë qenë duke folur ose për ndeshjen e 22 shtatorit të vitit 2010 kundër Hirnyk Sport, në kuadër të Kupës së Ukrainës, ose për ndeshjen kundër Shakhtar Donetskut më 27 nëntor 2011.

Këto janë dy ndeshjet e vetme që Karpaty i ka humbur me rezultat 5:0 gjatë kohës sa Avelar ishte në skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat