Juventusi prezanton Demiral: Idhujt e mi? Po luaj me ata tani... Thonë se i ngjaj Monteros! - Bota Sot
Juventusi prezanton Demiral: Idhujt e mi? Po luaj me ata tani... Thonë se i ngjaj Monteros!

Futboll

Juventusi prezanton Demiral: Idhujt e mi? Po luaj me ata tani... Thonë se i ngjaj Monteros!

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 15:33
Juventusi prezanton Demiral

Mbrojtësi turk i Juventusit, Demiral, ka folur sot në konferencën për shtyp duke u prezantuar. Një prezantim disi i veçantë, duke qenë se deri tani ka luajtur disa ndeshje miqësore. Megjithatë, ish-futbollisti i Sassuolos, e ka nisur me personalitet duke thënë se "nuk jam surprizë sepse kam punuar për të qenë këtu.

Dhe, e kam bërë fort. Italia është vendi ideal për t'u rritur në mbrojtje dhe për të bërë karrierë të jashtëzakonshme. Jam në një klub të madh dhe ku strukturat të lënë mbresa".

"Idhujt e mi? Nuk dua të flas për idhujt e mi. Sepse, idhujt e mi janë ata me të cilët po stërvitem tani, si Chiellini... Sarri? Trajneri po punon me të gjithë, edhe me mua. Dua të përmirësohem akoma më shumë. Me punë ia kam dal të jem këtu. Po mësoj edhe italishten. Merkato? Nuk më intereson, unë jam te Juventusi dhe do të bëj mirë për Juventusin".

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...