Parma ka një armë sekrete për të ndalur CR7 - Bota Sot
Parma ka një armë sekrete për të ndalur CR7

Futboll

Parma ka një armë sekrete për të ndalur CR7

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 00:55
Cristiano Ronaldo

Seria A 2019-20 do të hapet me ndeshjen që do të luhet të shtunën në orën 18:00 mes Parma-s dhe Juventus-it. Një sfidë e parë aspak e lehtë për lojtarët e Roberto D'Aversa-s, që do të duhet të përballen menjëherë me kampionët në fuqi të Italisë.

Për ndeshjen ka folur mbrojtësi i verdhebluve, Simone Iacoponi. "Përballja me Ronaldo-n nuk do të jetë e lehtë, do të duhet ndihma e të gjithëve", ka thënë ai për Sky Sport.

"Juventus nuk ka vetëm atë, kështu që duhet të bëjmë kujdes ndaj të gjithave, përndryshe gjithçka bëhet më e vështirë. Mendimi për CR7 nuk më lë pa gjumë, por mendon për atë. Bruno Alves është miku i tij dhe na jep shumë këshilla", ka përfunduar Iacoponi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...