Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri-Islandë, ja çmimet e tyre

Futboll

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri-Islandë, ja çmimet e tyre

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 11:50
Shqipëri-Islandë

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të “Euro 2020”, Shqipëri-Islandë.

Sikurse dihet, përballje do të luhet më 10 shtator, ora 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”. 

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja bëjnë pjesë në grupin H të këtyre eliminatoreve së bashku me Francën, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën. 

Të gjithë të interesuarit për biletat e kësaj ndeshjeve mund t’i blejnë ato në faqen zyrtare të FSHF. Biletat e të gjithë sektorëve dhe tribunave janë në shitje. 

Për ta parë nga tribuna VIP këtë ballafaqim kushton vërtet shumë për nivelin ekonomik të shqiptarëve. Më saktësisht, biletat aty vlejnë 120 mijë lekë të vjetra, ose e thënë ndryshe, 100 euro. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat