Giampaolo: Ja pse Piatek ishte në stol, Paqueta të mos bëjë brazilianin

Futboll

Giampaolo: Ja pse Piatek ishte në stol, Paqueta të mos bëjë brazilianin

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 22:46
Pamje nga ndeshja

Milan arrin fitoren e parë sezonale, duke mundur 1-0 në “San Siro” skuadrën e Brescia. Ajo që ra në sy ishte aktivizimi nga minuta e parë e Andre Silva, ndërsa Piatek ishte u aktiviizua në pjesën e dytë pikërisht në vend të Silva).

“Milan ka një grup lojtarësh të fortë   dhe unë kam mundësinë që të zgjedh mes tyre në çdo ndeshje. Unë nuk e di nëse Andre largohet në merkaton e verës apo jo. Ai është një profesionist dhe për sa kohë është këtu unë do ta aktivizoj. Ndaj Brescia bëri një ndeshje të mirë”, tha Giampaolo.

A mund të luajnë bashkë Andre Silva dhe Piatek? “Kanë karakteristika të ndryshme, por mund të ndodhë që të luajnë në të ardhmen“, tha Giampaolo.

Trajneri shprehet se ende nuk është Milani që ai ka në mendjen e tij. “Hera-herës pashë gjëra të mira, si kontrollin e lojës, por ka ende shumë gjëra për të bërë dhe shumë punë. Paqueta? Mund të jetë një lojtar shumë i dobishëm si anësor, por duhet të jetë më pak brazilian dhe më shumë konkret në fushë. Piatek? Është lojtar i rëndësishëm për ne. Nëse sot ishte në stol nuk është fundi i botës. Janë zgjedhje që bëhen në funksion të lojës, kundërshtarit. Jemi të gjithë në fazë kolaudimi”, tha Giampaolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat