Befason Pochettino: Nesër do të bëjmë festë

Futboll

Befason Pochettino: Nesër do të bëjmë festë

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 22:41
Mauricio Pochettino

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka thënë se të martën do të bëjnë një festë pasi të mbyllet afati kalimtar.

Tottenhami ka qenë në presion për yjet, Christian Eriksen dhe Jan Vertonghen, të cilët janë në përfundim të kontratës.

Pas barazimit ndaj Arsenalit (2-2), tekniku argjentinas ka thënë se kjo kohë e keqe ka ardhur drejt fundit.

“Nesër do festojmë. Pasi të mbyllet afati kalimtar do të bëjmë një festë të madhe dhe të festojmë. Besoj që kjo ka qenë periudha ime me e keqe pas pesë viteve  në Tottenham”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat