Trajneri i Çekisë: Do ta respektojmë Kosovën, ky lojtar është me plot energji

Futboll

Trajneri i Çekisë: Do ta respektojmë Kosovën, ky lojtar është me plot energji

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 18:12
Jaroslav Slihavy

Jaroslav Slihavy ka thënë se skuadra e tij do ta respektojë Kosovën dhe e ka vlerësuar lartë Edon Zhegrovën

Kosova nesër luan me Çekinë në stadiumin Fadil Vokrri në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

Trajneri i Çekisë, Slihavy në konferencën për shtyp të mbajtur pak më parë ka deklaruar se Kosova është e rrezikshme dhe se kjo skuadër del shumë shpejt nga mbrojtja në sulm.

“Për ne është me rëndësi të luajmë dhe të fitojmë. Edhe bullgarët kanë luajtur këtu dhe asgjë nuk ka ndodhur. Ne presim ndeshje të mirë nga ana jonë,” ka thënë Slihavy.

“Do ta respektojmë Kosovën e cila ka mungesa, por e ka një Zhegrova me plot energji. Ata dalin shpejt nga mbrojtja në sulm. Kam thënë se pas Anglisë, të gjitha Kombëtaret janë të përafërta në grupin tonë. Ne duhet të bazohemi në lojë tonë,”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat