Lewandowski zbulon sekretin e kryqëzimit të duarve kur shënon

Futboll

Lewandowski zbulon sekretin e kryqëzimit të duarve kur shënon

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 23:52
Robert Lewandowski

Sulmuesi polak i Bayern Mynih, Robert Lewandowski, është pranë kuotës së 200 golave në Bundesliga. Pasi realizoi 103 me fanellën e Borussia Dortmund, lojtari është dy larg kuotës së 200 golave, gjë e cila nuk ka për të qenë aspak e vështirë për një sulmues si ai.

Pas çdo goli që realizon, polaku ka një mënyrë të veçantë të festimit, duke kryqëzuar duart në formë X, me gishtat lart. Në një intervistë për kanalin You tube të Bayern Mynih, Lewandowski sqaron të vërtetën e këtij gjesti.

“Kjo mënyrë festimi ka të bëjë me vajzën time (Klara). Nuk mund të shkojë në detaje, pasi është një sekret i vogël mes nesh. Dua t’i tregoj familjes time se ata janë gjithnjë pas meje, pasi ajo më ka ndihmuar shumë në karrierën time”, tha Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat