Reagojnë “Plisat” pas sulmit ndaj tifozit çek

Futboll

Reagojnë “Plisat” pas sulmit ndaj tifozit çek

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 20:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Videoja e sulmit ndaj një tifozi çek u publikua sot në faqen e tifozëve “Plisat”, mirëpo kryetari i këtij grupi, Albert Kastrati, është distancuar nga ky sulm, duke thënë se postimi është bërë nga një person i paautorizuar.

Pas fitores 2:1 të Kosovës kundër Çekisë në “Fadil Vokrri”, dy tifozë e grushtuan një çek, i cili fillimisht ua zgjat atyre dorën për t’u përshëndetur, para se ata të dy ta sulmojnë atë.

Kjo video u publikua në faqen e grupit “Plisat”, mirëpo u fshi pas pak minutash.

Por, kryetari i “Plisave”, Kastrati, është distancuar nga ky sulm dhe ka thënë se postimi është bërë nga një person që s’është i autorizuar nga faqja.

Reagimi i plotë i Kastratit:

Urime Kosovë Zemra e SHQIPËRISË

4-1tash rradhen e ka Franca

Pak me pare, ne faqen tone, eshte postuar nje video ne te cilen shihen dy persona duke e sulmuar nje tifoz qek.

Grupi yne distancohet nga ai sulm, sepse ne nuk ishim pjesmarres ne te, ndersa postimi i videos eshte bere nga dikush i cili pa autorizim ka hyre ne faqen tone. Ne jemi duke e kerkuar personin apo grupin i cili e ka thyer faqen tone.

Nuk eshte hera e pare dhe as menyra e vetme qe kundershtaret tane gjejne, per te prishur imazhin e grupit me te madh ne shqiptari, duke perdorur metodat me te uleta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat