Totti flet për Mkhitaryan

Futboll

Totti flet për Mkhitaryan

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 10:12
Francesco Totti

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka dhënë komentet e tij mbi transferimin më të ri të Romës.   

Henrikh Mkhitaryan i është bashkuar skuadrës së Romës gjatë afatit kalimtar të verës, në ditën e fundit.

Transferimi duket se është pritur mirë edhe nga legjenda e skuadrës, Francesco Totti, i cili ka thënë se romakët e vlerësojnë shumë mesfushorin armen.

“Mkhitaryan mund të sjell kualitet kështu që është lëvizje e mirë. Ai nuk ka luajtur rregullisht në këto dy vite tek Arsenal, por shpresoj se do të ndihet si në shtëpi tek ne” ka thënë Totti.

“Tifozët do ta vlerësojnë atë. Ai ka teknikë të mirë dhe do ta provojë vetën” ka shtuar legjenda italiane.

Mkhitaryan ka kaluar tek Roma vetëm në formë huazimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat