Prishtina dhe Gjakova me organizime për ndeshjen Angli - Kosovë

Futboll

Prishtina dhe Gjakova me organizime për ndeshjen Angli - Kosovë

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 10:14
Ilustrim

Sonte zhvillohet ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës.

Kjo ndeshje pritet të jetë shumë e rëndësishme për ecurinë e “Dardanëve” në kualifikimin për Euro 2020.

Të gjithë të interesuarit për të parë këtë ndeshje në mënyrë të organizuar mund ta shohin në Sheshin Zahir Pajaziti.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Një tjetër organizim është edhe në qytetin e Gjakovës, ku në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” do të transmetohet ndeshja në një ekran gjigant.

Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë fillon nga ora 20:45

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat