Rama mësohet se ka shkëmbyer disa batuta

Futboll

Rama mësohet se ka shkëmbyer disa batuta

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 17:22
Rama mësohet se ka shkëmbyer disa batuta

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka takuar nga afër ekipin kombëtar të futbollit pak orë para takimit me Islandën (ora 20:45, “Elbasan Arena”).

Kreu i qeverisë mësohet se ka shkëmbyer disa batuta me kuqezinjtë, të cilët kanë marrë kritika nga opinioni sportiv për shkak të humbjes së thellë 4-1 me Francën, sidë ku u shënua edhe një incident në momentin kur do të këndohej himni shqiptar (u ngatërrua me të Andorrës).

Kujtojmë se për këtë episod të pakëndshëm Kryeministrit i ka kërkuar ndjesë personalisht presidenti i Francës, Macron.

Pas takimit, Rama ka postuar një foto në “Facebook”, shoqëruar me mesazhin: “Kur fitojnë, mbajnë radhë të të tregojnë sa të duan, kur humbet e ke ti radhën t’u tregosh se sa vlen".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat