Ky anglez e cilëson si të çmendur ndeshjen me Kosovën - Bota Sot
Ky anglez e cilëson si të çmendur ndeshjen me Kosovën

Futboll

Ky anglez e cilëson si të çmendur ndeshjen me Kosovën

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 12:09
Sancho e Sterling

Sulmuesi anësor i Anglisë, Jadon Sancho, e vlerësoi ndeshjen e mbrëmshme kundër Kosovës si të çmendur, duke shtuar se golin e tij të parë ia kushtoi gjyshes së tij.

Anglia shënoi fitore me rezultat 5:3 në ndeshjen e mbrëmshme kundër Kosovës, në stadiumin e Southamptonit, “St.Mary’s”, duke i dhënë kështu fund ecurisë së Kosovës prej 15 ndeshjeve pa disfatë.

“Ishte një vrapim i mirë nga Raheemi, ai më gjeti dhe unë shënova gola. Kjo do të thotë shumë për mua personalisht dhe është një ditë e veçantë për familjen time. Ia dedikoj këto gola gjyshes time, që ishte tifoze e madhe e imja por tani ka ndërruar jetë”, ka thënë Sancho.

“Ishte një ndeshje e çmendur. Jam i lumtur që e shënova golin tim të parë për Anglinë. Por, goli i parë ishte një gabim ynë, por e përmbysëm rezultatin për mrekulli. Mendoj se e nisëm lojën pak ngadalë në pjesën e dytë. Duhet të mësojmë nga kjo”, tha Sancho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...