Neymar i dhuroi fitoren, Tuchel e tradhëton për tifozët

Futboll

Neymar i dhuroi fitoren, Tuchel e tradhëton për tifozët

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 01:09
Neymar

Thomas Tuchel feston në përfundim të sfidës së fituar me rezultatin 1-0 ndaj Strasbourg në minutat shtesë falë golit fantastik të realizuar nga Neymar. Braziliani ka realizuar golin e vetëm të takimit duke i dhënë fitoren PSG-së, pasi gjatë të gjithë ndeshjes është vërshëllyer dhe sulmuar me kore ofenduese nga tifozët.

Gjithsesi trajneri gjerman i kampionëve të Francës preferon të mbajë anën e tifozëve, edhe kur vjen puna te abuzimi që këta të fundit kanë ushtruar pa ndalim ndaj Neymar.

“Nuk ishte e lehtë, Neymar është një djalosh shumë i ndjeshëm. Por nuk ishte e lehtë as për tifozët gjatë merkatos. Nuk duhet të gjykoj këto reagime. Ai mund të luajë më mirë, të bëjë më shumë driblime dhe përshpejtime, por ka nevojë për më shumë ndeshje për të kapur ritmin”, deklaroi Tuchel për “L’Equipe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat