Kjo është arsyeja që Petkoviç do që ta takojë Shaqirin

Futboll

Kjo është arsyeja që Petkoviç do që ta takojë Shaqirin

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 11:57
Kjo është arsyeja që Petkoviç do që ta takojë Shaqirin

Xherdan Shaqiri nuk ishte pjesë e Kombëtares së Zvicrës në ndeshjet e fundit kundër Republikës së Irlandës dhe Gjibraltarit.

Mesfushori i Liverpoolit me vetëdëshirë kishte kërkuar që të mbetej jashtë duke e arsyetuar këtë me qëllimin për tu fokusuar te klubi.

Megjithatë, kjo çështje duket të jetë më serioze se që mendohej.

Mediumi zviceran "20 minuten" shkruan se trajneri Vladimir Petkoviç dhe drejtori i ri sportiv, Pierluigi Tami, kanë caktuar takim me Shaqirin gjatë ditëve në vijim për të definuar situatën.

Sipas raportimeve të fundit, mesfushori shqiptar dëshiron që të mbajë shiritin e kapitenit te Zvicra dhe këtu qëndron thelbi i problemit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat