Juventus me dy mungesa të mëdha kundër Atletico Madridit

Futboll

Juventus me dy mungesa të mëdha kundër Atletico Madridit

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Atletico Madrid pret sonte Juventusin në Wanda Metropolitano.

Atletico Madrid pret Juventusin në një prej ndeshjeve kryesore të mbrëmjes nga Liga e Kampionëve.

Dy skuadrat që u ballafaquan edhe në edicionin e kaluar të garës takohen përsëri sonte në Wanda Metropolitano.

“Bianconerët” do të paraqiten me dy mungesa të mëdha, kapitenin Giorgio Chiellini dhe brazilianin Douglas Costa, të dy të lënduar,.“Sky Sport” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave.

Atletico Madrid (4-4-2): Oblak; Trippier, Gimenez, Savic, Lodi; Koke, Saul, Thomas, Lemar; Felix, Diego Costa.

Juventus (4-3-3): Szczesny; Danilo, Bonucci, de Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Higuain, Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat