Berisha reagon pas humbjes së Lazios - Bota Sot
Berisha reagon pas humbjes së Lazios

Futboll

Berisha reagon pas humbjes së Lazios

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 16:47
Valon Berisha

Ylli i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Valon Berisha ishte titullar në ndeshjen që Lazio e humbi në Ligën e Evropës nga Clujit (2-1).

Berisha ka shprehur mendimin se goli nga penalltia dhe atmosfera në stadium ndikuan në humbjen e skuadrës italiane.

“Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Pjesën e parë e luajtëm mirë, shënuam gol dhe kaluam në epërsi”, është shprehur Berisha.

“Pastaj kemi pësuar gol nga një penallti e dyshimtë, kurse në pjesën e dytë kishim telashe edhe për shkak të atmosferës në stadium. Pasi pësuam golin e dytë, të gjithë e dinim se çfarë ndodhi”, ka thënë Berisha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...