Ylli i Napolit në radarin e gjigandëve të Europës - Bota Sot
Ylli i Napolit në radarin e gjigandëve të Europës

Futboll

Ylli i Napolit në radarin e gjigandëve të Europës

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 09:22
Napoli

Fabian Ruiz po kalon një periudhë shumë të mirë, duke dhuruar paraqitje mbresëlenëse me fanellën e Napolit. Mesfushori i transferuar verën e kaluar nga Real Betis për 30 milionë euro është kthyer në një nga lojtarët kyç të formacionit të trajnerit Ancelotti.

Ruiz ishte protagonist edhe në triumfin e fundit të Spanjës U-21 në Europianin për këtë grupmoshë, duke ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivit final.

Paraqitjet e mira të 23-vjeçarit kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha, mes të cilave rreshtohen edhe Liverpooli, Real Madridi e Barcelona.

Gjithsesi, pavarësisht këtij interesimi, duke se do të jetë shumë e vështirë që Ruiz të largohet, pasi zor se Ancelotti apo presidenti De Laurentiis do të heqin dorë nga një lojtar i tillë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...