Rexhepi: Gjyqtarët duhet kenë kujdes me bukën...

Futboll

Rexhepi: Gjyqtarët duhet kenë kujdes me bukën...

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 16:23
Rexhepi: Gjyqtarët duhet kenë kujdes me bukën...

Trajneri i Dukagjinit, Xhengis Rexhepi është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, pavërsisht humbjes ndaj Llapit me rezultat 2:1 në “Zahir Pajaziti”, shkruan Insporti.com.Rexhepi pas ndeshjes për mikrofonin e Supersport Kosovës deklaroi: “Jam i kënaqur me futbollin e treguar këtu sot në Podujevë nga futbollistët e skuadrës. Realisht, Llapi nuk kishte raste shënimi përveç dy golave që i shënuan. Ne kishim raste shënimi më shumë se Llapi.

Skuadra ime ishte në panik pas golit të parë, të shënuar në Superligë dhe si pasojë e panikës pësuam edhe golin e dytë. Normale, është vështirë ndaj Llapit, pasi kanë futbollistë cilësorë.

Duhet të tregohem i kujdesshëm, pasi në këto momente jam i nervozuar por personat që ndajnë drejtësinë duhet të kenë kujdes me bukën e trajnerit dhe futbollistëve. Neve nuk na u referua një penallti e pastër dhe kjo ishte qëllimshme”, deklaroi Rexhepi.

Tutje, ai shtoi se ndeshja e ardhshme ndaj Trepçës 89’ në mesjavë do të jetë jetike për të ardhmen e tij.“Ndeshja ndaj 89shit do të jetë ‘jetë a vdekje’, unë do të mundohem të përgatisë skuadrën fortë për atë ndeshje dhe do mundohemi ta fitojmë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat