Frenkie de Jong u transferua nga Ajax-i te katalanasit për 75 milionë euro këtë verë dhe menaxheri i holandezit, Hasan Cetinkaya, ka zbuluar disa prapaskena në lidhje me operacionin.
Negociatat - "PSG, Manchester City dhe Juventus kanë bërë gjithçka ishte e mundur për ta bindur, por zgjedhja e tij e parë ishte Barcelona", ka thënë Cetinkaya për Aftonbladet.
Firma - "Në momentin e nënshkrimit të kontratës, Pep Segura (ish-drejtori i përgjithshëm i Barçës) ka filluar të qajë. Ishin nën një presion shumë të madh për të mbyllur marrëveshjen".
Festa - "Pas mbylljes së operacionit kemi shkuar të gjithë në një restorant të Barcelona-s, kemi pirë verën më të mirë spanjolle dhe kemi ngrënë një biftek fantastik".