Real Madrid – Club Brugge, pjesa e parë mbyllet me rezultat krejtësisht të papritur

Futboll

Real Madrid – Club Brugge, pjesa e parë mbyllet me rezultat krejtësisht të papritur

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 19:57
Pamje nga takimi

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Real Madrid – Club Brugge, e vlefshme për Grupin A të Ligës së Kampionëve.

45 minutat e parë janë mbyllur me rezultat krejtësisht të papritur, pasi mysafirët nga Belgjika kanë shkuar në pushim me epërsi prej 2:0.

Emmanuel Dennis e zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të, ndërsa i njëjti futbollist shënoi edhe 5 minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Në ndeshjen tjetër që po ka filluar në orën 18:55, Atalanta – Shakhtar Donetsk, në pushim kanë shkuar me barazimin 1:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat