Ramsey me fjalë të mëdha për Ronaldon

Futboll

Ramsey me fjalë të mëdha për Ronaldon

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 15:01
Aaron Ramsey

Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey ka transmetuar mendimet e tij për takimin e parë me Cristiano Ronaldon, duke deklaruar se ylli portugez është thjesht një njeri normal, dhe se ka luajtur rol të madh në ambientimit në Torino.

Ramsey verën e fundit i dha fund qëndrimit disa vjeçar te Arsenal, duke vendosur që të transferohet në Serie A, te Juventus.

“Ai ishte ashtu si të gjithë të tjerët, me të vërtetë mikpritës”, ka deklaruar 28 vjeçari BBC.

“Sigurisht, ai është një nga më të mëdhenjtë që luan këtë lojë, por ai është vetëm një njeri normal”.

“Ai thyen akullin menjëherë dhe ju bën të ndiheni sikur po flisni me këdo tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat