Skuadra e Liverpoolit ka kumtuar një lajm të gëzueshëm. Portieri Alisson Becker, është rikthyer pas lëndimit, pasi kishte munguar për dy muaj.
Braziliani ishte lënduar në ndeshjen e parë të Premier Ligës kundër Norwich Citytit.
Alissoni do të jetë i gatshëm për ndeshjen derbi kundër Manchester Unitedit, që zhvillohet të dielën ngë Old Trafford.
Me gjithë mungesës dymujore në portë, Liverpooli ka bilanc 100% pozitiv në Premier Ligë me 8 fitore në 8 ndeshje.