Prishtina garoi për pesë vite në Ligën e Parë Federative të ish Jugosllavisë (1983-1988) në futboll!
Periudhë që kurrë nuk fshihet nga kujtesa e asaj gjeneratës së asaj tifozerie që kishte Prishtina, që flasin me shumë emocione për brezin e artë të Prishtinës së Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit, Zoran Batroviqit etj.
Fadil Muriqi që jeton e vepron në Australinë e largët, ka postuar disa nga fotot e veçantat të vitit 1987, por që bie në sy me Zoran Batroviqin.
Vokrri-Muriqi-Batroviqi, vlerësohej si treshja më e frikshme e Prishtinës në atëkohë, pa e lënë anash edhe Kujtim Shalën, Mensur Nexhipin etj.
Muriqi – Batroviqi, një foto e rrallë, që nuk e keni pa, por që rikthejnë shumë emocione për atëkohë, sidomos të gjeneratat e asaj kohe.