Atletico 'ngec' përballë Valencisë

Futboll

Atletico 'ngec' përballë Valencisë

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 19:04
Atletico 'ngec' përballë Valencisë

Atletico e Madridit nuk u ndahet barazimeve, rezultat të cilin e mori për herë të tretë radhazi dhe për herë të katërt në 9 javë kampionat, pasditen e sotme ndaj Valencias në “Wanda Metropolitana” të kryeqytetit spanjoll.

Të besuarit e Cholo Simeones nuk bënë një 90-minutësh të mirë, ndonëse kaluan të parët në avantazh me anë të Diego Costës në minutën e 36’, me spanjollin që shënoi pas ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi.

Nga ana tjetër Valencia dominoi në kontrollin e topit dhe krijoi disa mundësi të mira shënimi.

E gjeti golin e barazimit me anë të Parejos në minutën e 82-të, duke arritur të marrë një pikë mjaft të vlefshme në transfertën madrilene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat