U premtua një revolucion këtë sezon, por Real Madrid vazhdon me avazin e vjetë – një paqëndrueshmëri e dukshme.
Presidenti Florentino Perez ka dhënë ultimatum që skuadra e tij të përmirësohet, sidomos pas shpenzimeve të bëra gjatë merkatos verore.
Bordi i ‘Los Blancos’ po ndjek nga afër situatën e dy talentëve më të përfolur në Evropë kohëve të fundit.
Bëhet fjalë për anësorin e Borussia Dortmund Jadon Sanco dhe sulmuesin e Salzburg, Erling Braut Haaland.
Sancho është shprehur haptazi se dëshiron të largohet gjatë verës, kurse Haaland do të mirëpriste oferta nga një klub siç është gjiganti spanjoll.